Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 65-vjeçare ka mbetur e plagosur në fshatin Zejmë të Lezhës, pasi është përplasur nga treni i pasagjerëve.
Mësohet se e lënduara, Dila Prendi pas përplasjes nga treni i linjës Shkodër-Laç, është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.
E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se treni ka qenë me besimtarë të cilët ishin nga Kisha e Laçit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.