Aksident i rëndë/ Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas një grua, niset me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 65-vjeçare ka mbetur e plagosur në fshatin Zejmë të Lezhës, pasi është përplasur nga treni i pasagjerëve.

Mësohet se e lënduara, Dila Prendi pas përplasjes nga treni i linjës Shkodër-Laç, është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.

E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se treni ka qenë me besimtarë të cilët ishin nga Kisha e Laçit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad