Zyrtarja e Berishës i monton foto me Veliajn, Evi Kokalari: Çfarë llumi!

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari, ka reaguar pas publikimit të një fotoje nga kryetarja e Gjykatës së Rithemelimit, Adriana Kalaja.

Në foto duket Evi Kokalari dhe një imazh i turbullt i Erion Veliajt.

 

Në fakt këtu qëndron edhe problemi.

Kokalari ka reaguar duke thënë se fotoja ishte montazh dhe për ta përforcuar këtë bindje të saj ka publikuar fotografinë origjinale.

Në këtë foto aktivistja duket në krah të një personi tjetër dhe jo Erion Veliajt.

Ajo i ka kërkuar Adriana Kalasë të përgenjështrojë akuzat në rrjetet sociale.

“Si mundet që Kryetarja e Gjykatës së PD-së së Rithemelimit, me vetëdije të plotë të ndajë foto të fallcifikuara, mbasi ka nisur një fushate direkte ndaj atyre që kanë dhënë ndihmë reale me foltoret?

Çfarë llumi është mbledhur në atë parti? Dhe si e lejojnë këtë Albanrat, Flamurët dhe vetë Berisha?

Jam pa fjalë për këtë nivel”, shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad