Ironia e Julian Dedës/ “Rrofsh o Belo, po na shtron rrugët pa u bërë kryetar bashkie”

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me fushatën elektorale ka nisur edhe asfaltimi i rrugëve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, aktori Julian Deda ka ironizuar kreun e bashkisë, Erion Veliaj.

Deda shkruan se nëse Erion Veliaj nuk do të kishte kandidat përballë Belind Këlliçin nuk do të kishte bërë asgjë, sikurse nuk ka bërë që nga viti 2019.

Sipas aktorit, Veliaj sot po ndjen humbjen dhe prandaj gënjen me asfaltin elektoral.

“Rrofsh o Belo, qe po na i shtron rruget ende pa u bere Kryetar Bashkie…!

Edhe per kete pak asfalt elektoral qe po hedh Erion fiku neper rrugicat e Tiranes, tre jave para zgjedhjeve, duhet me falenderu Belindin.

Po te mos kishte kandidat perballe, Erioni s’do bente asgje, siç nuk beri ne 2019-ten. Sot, perveç gares ndjen edhe humbjen, prandaj po na genjen me asfalt..!”, shkruan Julian Deda.

Zjarr Tv Ad