Këngarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka rrezatuar me energjinë e një princeshe në mbrëmjen e ”Met Gala 2023”, ku kishte veshur njjë fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer e kishte veshur në koleksionin e modës vjeshtë 1992.
Gjithashtu ylli i muzikës Pop Rita Ora tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, e cila ishte kuruar deri në detaje. Ajo kishte veshur një fustan të zi, transparent, i cili i nxirrte në pah linjat trupore, kombinuar me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë.
Këngëtarja ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të kombinuar me pantallona të bardha.
Thënë me pak fjalë dy yjet e muzikës Pop, Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqyen në mbrëmjen madhështore, ku morën pjesë personazhe të famshme botërore.