Politikani i njohur harron zgjedhjet dhe fokusohet tek BBV, shpreh simpati për moderatoren shqiptare dhe Efin

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa të gjithë politikanët janë fokusuar tek zgjedhjet e 14 Majit, duket se nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka mendjen tek gara e Big Brother Vip dhe finalja e 6 Majit.

Ai është një ndjekës i rregullt i Big Brother Vip dhe madje edhe aktiv në rrjetet sociale me komente për këtë reality-show. Duket se Vasili është një mbështetës i vajzave në BBV.

Dikur, kur Kiara Tito dërgoi në nominim: DeaMishel Hoxhën, Olta Gixharin dhe Tea Trifonin, Vasili mendonte se vendimi që mori Kiara ishte i bukur.

“Shumë zgjedhje e bukur. Bravo”, komentonte Vasili në rrjetet sociale dhe të gjithë menduam se ai ishte një mbështetës i madh i moderatores.

Por, teksa po afrohej finalja e “Big Brother Vip”, Vasili zbuloi simpatinë e tij të vërtetë dhe ajo ishte Efi Dhedhes. Natën kur kjo e fundit kaloi në finale, Vasili komentoi se ishte plotësisht e merituar, teksa atë natë Kiara u eliminua.

“Finaliste me shumë meritë” shkruan Titi në rrjetet sociale, teksa e shoqëron dhe me disa emoji duartrokitje.

Zjarr Tv Ad