“Ore pusho se do të rraf, mbylle”, plas sherri LIVE në studio, i nervozuar Salianji i drejtohet analistit të njohur: Pastaj fjala tjetër tha ‘votoni këtë gomarin tim’

0
362
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Çim Peka Live” ku në panel kishte edhe analistin Julian Zyla.

Teksa ishin duke komentuar programin e fushatës, mënyrat që partitë politike po ndjekin në këtë fushatë elektorale, Salianji u ndal edhe te fjalimet e kryeministrit Edi Rama me banorët, ku sipas deputetit mënyra që kryeministri ka zgjedhur për t’ju drejtuar qytetarëve për të prezantuar kandidatin e vet është e papërshtatshme.

Duke cituar disa nga fjalët që Rama ka thënë, Salianji u kundërshtua nga analisti i cili u shpreh se çdo deklaratë e kryeministrit është në kuadër të fjalës dhe jo me vepra, gjë e cila solli dhe tensione në studio.

Pjesë nga debati:

Salianji: Ne themi kemi këtë kandidat, ka këtë program, e mban derën hapur. Edi Rama vjen aty dhe thotë “shikoni se unë e rrah këtë, kryebashkiakun e vet” pastaj fjala tjetër tha ‘votoni këtë gomarin tim’.

Zyla: E di si ështgë kjo e dashur është si e thotë Veliaj për Këlliçin që ja nxori gishtat e mesit Tiranës, i tha me rraf me fjalë, e nxore nga konteksti.

Salianji: Po me fjalë po them dhe unë, ore po të të them unë pusho se do të rrah me fjalë ta them unë. Unë po them gjuha që përdor. Ore të them unë mbylle gojën se do të rrah, ore pusho se do të rrah, mbylle se do të rrah lere

Zyla: E tha me fjalë

Salianji: Po dhe fjala pastaj kthehet me vepër.

https://zebra.cdnja.co/v/zb/ZB0gQ.mp4?token=L_ahV_T3NP8hHiL8zlqoZQ&expires=1683021455

Burimi: NewsBomb

Zjarr Tv Ad