Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasia akuzohet për kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasit Fatlidn Ahmetaj 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.
Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.
Hodhi në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 37-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim.
Sekuestrohen kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, nisur nga disa kallëzime për një shtetas që hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dollars”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit F. A., 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.
Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.