‘Tmerr, një biletë për finalen 1 mijë euro’! Hervin Çuli: ‘Vdekshin’ Beyonce e artistët botërorë, kurrë se kapin Big Brother Albania

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimi i biletave për finalen e BBV, që kapin shifrën e 1 mijë euro, ka nxitur reagimin e ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli i cili e ka quajtur një tmerr duke shprehur keqardhje për vlerësimin e kulturës dhe artit në Shqipëri.

Reagimi i Hervin Çulit:

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! “Migdal Bavel”, ekziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdektë inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, që as në Metropolitan se kapi këtë biletë! Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, më i madhi në botë, që i ofroi botës gjithë kulturën e mundshme skenike: edhe ai se kapi kurrë këtë çmim! Vdekshin “Metallica”, Bruce Springsteen, Kanye Ëest, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinisë sotme, kurrë se kapin-BB Albania.

Vdekshim inshallah të gjithë me mua në krye!!! Arritëm ditën që as “Sfinksi” nuk arrin dot t’i mbrojë tempujt e vet. As “Orakulli i Delfit”, me gjithë Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarprin Pyton! Tmerr:- as vetë Jezusi nuk e parashikoi dot se “puthja e Judës” ishte “puthja e Arbanës”!!!…

Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe çmimin aktual te “Gioconda”. Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros. As e rruajti njeri për kurset e saj kur erdhi Shqipëri. Ndonjë shkrim i mjerë tek-tuk, kaq!

Art- Kultura është nen putrën e madhe të pushtetit të “Dajës”. Ndërkohë, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot çmimin 1000 euro nata! Por “Daja” është rehat! Kur ke sindromën e “Caligula”, të malanzhuar (përzierë) me talentin aktual tallavane, normal që të shijon! Ai është i lumtur! Unë po! Populli, po e po! Rëndësi ka fitorja! Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION!

Ndofta ata një dite, si kanë ardhur kohët, e rrëzojnë “Dajën”, edhe pse e kanë aleat! Unë kam besim! Ndofta na fusin në një rrugë të re të historisë! Rroftë “Kulla e Babelit”. Chapeau, BB!…

Zjarr Tv Ad