Kryemadhi ngre dyshime: Pse është fleta e votimit kaq e madhe? Është bërë me qëllim që…

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se fleta e votimit për zgjedhjet e 14 majit është bërë qëllimisht më e madhe se çfarë nevojitet.

Kryemadhit tha se formati i fletës së votimit është A3, dhe fleta është tepër e madhe, pavarësisht se mbetet plot vend bosh brenda saj.

Sipas Kryemadhit, kjo ka mundësi të jetë bërë qëllimisht që komisionerët të lexojnë se cilës parti ia jep votën qytetari.

“Pse është kaq e madhe fleta e votimit, ti s’ke pse e bën kaq të madhe. Ky është format A3, prandaj e kanë bërë fletën kaq të madhe që komisioneri të lexojë se ku vendos votën në fletën e votimit.

Janë teknikalitete, por duhen parë se ku vendoset kutia e fshehtë dhe ku qëndrojnë vëzhguesit”, u shpreh Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad