Artan Hoxha publikon fotot nga “Pallati me Shigjeta” dhe nxjerr skandalin e radhës: Këto pemët tipi i fundit me çfarë i kanë mbjellë, me lopatë apo saldatriçe?

0
846
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga zona e “Pallatit me Shigjeta”, ku për pjesën e madhe të qytetarëve ka shumë pikëpyetje se çfarë funksioni kanë disa hekura të ngritura poshtë nënkalimit.

Hoxha shkruan me ironi se këto janë 1 milionë pemët që ka mbjellur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

Peisazh i ri, Pallati me Shigjeta….

999991, 999992, 999993, 999994, 999995, 999996, 999997, 999998, 999999, 1.000.000…

Ome se nuk besonit ju qe jane mbjelle 1 milione peme në Tirane???!!!

Ja pra, na pra ku i keni!!!

Ky do jete pylli i se ardhmes…

Dhe çfare pemesh, peme çeliku qe edhe rrufeja po t’u biere, nuk u ben derman…

Vetem nje pyetje kam une, keto pemet e se ardhmes, model tipi fundit, si i kane mbjelle keta?!!!

Me lopate apo me saldatriçe….

Zjarr Tv Ad