Erion Veliaj ‘shpallet në kërkim’ vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa fletushka që janë ngjitur gjatë natës nëpër kryeqytet tregojnë se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është në kërkim për një debat publik me kundërshtarin e tij, Belind Këlliçi.

Veliaj e ka refuzuar ftesën për një përballje platformash me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, duke deklaruar se është gati të përballet vetëm me Sali Berishën dhe jo me Këlliçin që për socialistët në fushatë është “kukulla e çiftit Berisha-Meta”.

Posterat me gjasë mund të jenë vendosur nga të rinjtë e FRPD që janë marrë me fushatën e Këlliçit për zgjedhjet e 14 majit dhe janë pikasur edhe nga qytetarët që kanë shkrepur këto foto.

Debati po kërkohet në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, ku kandidatët po konkurojnë me programet e tyre për postin e kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.

Burimi:Alfapress.com

Zjarr Tv Ad