Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft argëtuese dhe plot humor për katër finalistët e “Big Brother VIP 2”. Luizi Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj, u surprizuan nga Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj.
Dy ish-finalistët e edicionit të kaluar të BB VIP darkuan mbrëmë me banorët që kanë mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Teksa ishin ulur rreth tavolinës së ngrënies jashtë në oborr, Luizi nuk i ka lënë batutat. Ai në një moment teksa po shikonte Donaldit i thotë ‘dua të të puth’, duke i habitur të gjithë.
“O Zot, jam bërë me e puth. Me të puth tani se je duke e pirë si Kiara atë”, tha këngëtari i njohur, duke shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.