“Na vjen pak inat që…”/ Zbulohet mesazhi i ‘koduar’ që Efi i tha Deas në prapaskenë: Prit se do i marrësh vesh…

0
2444
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dea Mishel dhe Efi Dhedhes i kanë dhënë një përqafim njëra-tjetrës pas eliminimit nga “Big Brother VIP”.

Dy ish-banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë pyetur nga Top Albania Radio, se si ndihen që edhe këtë vit në finale kokë më kokë janë dy djem.

Dea u shpreh se i vjen pak inat, ndërsa Efi nga ana tjetër tha se nuk e ka aspak problem. Teksa Dea shtoi ‘se do ishte bukur dy goca në finale’, Efi ia pret: “Prit se do i marrësh vesh gjërat”.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si ndiheni që Shqipëria edhe njëherë dështoi në dërgimin, në pikën më finale të dy vajzave kaq të forta sa ju?

Dea: Na vjen pak inat me thënë të drejtën, që të paktën të ishte një djalë një vajzë aty

Efi: Unë me thënë të drejtën nuk po e kam problem fare. Çfarë të mira e desha e mora nga ky Big Brother, nuk ka problem. Fitoftë më i miri dhe dihet kush është, Luiz Ejlli

Dea: Të ishte dy goca do ishte më mirë

Efi: Prit se do i marrësh vesh mbrapa gjërat

Zjarr Tv Ad