Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar ashpër në lidhje me rastin makabër ku Taulant Malaj i mori jetën komshiut italian Massimo De Santis dhe vajzës së tij 16-vjeçare Xhesikës, si dhe plagosi bashkëshorten e tij pasi kishte dyshime se kjo e fundit e tradhtonte.
Ajo është shprehur se kjo sjellje është jo normale dhe se në një situatë të tillë mund të ishte justifikuar çdo mënyrë reagimi që nga ndarja e deri tek dëbimi i gruas, por jo vrasja dhe plagosja. Xhunga tha se burrat shqiptarë duhet të heqin dorë nga trajtimi i gruas si pronë.
“Këta burrat shqiptarë çfarë kanë parasysh me tradhtinë?
Kush po të tradhton, lopa jote, delja jote, viçi yt? Nuk është e jotja, nuk janë të tuat. Je martuar, nuk funksionoi nuk bëni seks, ajo do dojë dikë tjetër, do ndaheni, edhe mund të mos ndaheni. Por janë gjëra që janë normale në atë shoqëri ku ke vajtur. Sepse këtu mbase është më ndryshe, por në atë shoqërinë ku pretendon të shkosh, duhet të sillesh si ta.
Nuk po them të quash normalitet që gruaja po shkon me komshiun dhe të bësh sikur nuk kupton. Mund të ndahesh, të zihesh, të bërtasësh, të ikësh nga shtëpia, mund edhe të nxjerrësh gruan nga shtëpia e më pas të vendosë gjykata se kujt i takon ajo.
Por të vrasësh gruan tënde sepse mendon se ajo bën seks me komshiun dhe pastaj të vrasësh komshiun, të vrasësh fëmijën tënd…”, u shpreh ajo në Dritare.net