“Kam një plan si të përballemi”, Lulzim Basha s’ndalet, takon të rinjtë e Shkodrës: Mjerë ata që nuk lexojnë rezultatet e 14 Majit

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka udhëtuar drejt Shkodrës ku dhe ka zhvilluar një takim me të rinjtë demokratë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit ishte një përgjigje e qartë për palët politike. Ish-kreu i PD-së tha se të rinjtë janë ata të cilët duhet të integrohen në politike dhe për të arritur këtë ai propozoi planin e tij.

Sipas Bashës të rinjë po largohen nga vendi pasi nuk kanë mundësi dhe e para që duhet bërë është dëgjimi dhe pjesëmarrja e tyre në procesin politik.

“Hapi parë që keni hedhur në 14 maj nuk është pak, mjerë ata që nuk e lexojnë. Por unë kam shpresë që është fillimi i një reagimi rinor. Cfarë dinë ata që erdhën tju kërkojnë votën. Cfarë dinë ata për nevojat tuaja, ëndrrrat tuaja? Asgjë. E dini pse nuk dinë asgjë, sepse janë të vjetër sepse ka kohë që merren me njëri-tjetrin. Unë kam një plan se si mund të përballemi me këtë nga pikpamja politike.

Nga përgjegjësitë e atyre që kanë marrë përsipër të zgjidhin problemet e këtij vendi duhet të konstatojmë se rinia është e mërzitur, largohen, nuk marrin pjesë në votime. Sigurisht, prej mungesës së hapësirës, konkurencës, meritës por edhe sepse rinia nuk dëgjohet. Dikush që nuk dëgjohet nuk ka vend aty. E para që dueht të bëjmë është të dëgjojmë zërin e rinisë, të gjithë qytetarëve, por rinisë është fillimi, duke dëgjuar ata të krijojmë hapësirë që rinia të marrë pjesë në procesin politik. Të fillojmë të mendojmë se si politikën ta kthejmë me fytyrë nga hallet e njerëzve., Kam nëj propozim, listat e hapura. Listat e hapura do të bëjnë të mundur që në parlament por edhe në këshillin bashkiak të shkojnë ata që marrin vota nga qytetarët jo ata që i rëndisin kryetarët”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad