Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit, me 1 të vrarë e dy të plagosur ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme.
Bëhet me dije se ai ka dëshmuar para togave të zeza në procesin për konfiskimin e një automjetin në pronësi të modeles, Kejvina Kthella, si dhe dy pasuri në emër të familjarëve të Elton Çiços. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar pak kohë më parë Kthellës.
“Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë në emër e mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti“, mësohet të ketë thënë Rraja.
Duke folur mbi të ardhurat e tij, Rraja ka thënë se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milionë lekë të vjetra.
“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia“, shtoi ai para togave të zeza.
Kujtojmë se pasuritë e Rrajës, që përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina, janë sekuestruar në tetor të vitit 2021, ndërkohë vjet SPAK dërgoi dosjen e në Gjykatën e Posaçme dhe kërkon konfiskimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit.
Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria Speciale tha se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë të nipit të deputetit socialist.
Kthjella, ish-velinë dhe modele rezultoi të kishte kontakte me 34 vjeçarin Redjan Raja, i akuzuar për atentatin ndaj prokukurorit Arjan Ndoja.