“Xhelozia që s’ka shërim”/ Hysni Gurra “nxjerr zbuluar” Ramën

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Hysni Gurra ka reaguar për qëndrimet e mbajtur nga kryeministri Edi Rama për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gurra thotë se sulmet e Ramës për kreun e PS-së, Sali Berisha dhe për kryeministrin e kosovës, Albin Kurti vijnë për shkak të xhelozisë.

Sipas tij, xhelozia e kreut të qeverisë është e pashërueshme, sepse ajo motivohet nga pamundësia për të qenë intelektualisht më lart se Berisha e Kurti.

“Xhelozi që s’ka shërim.

Që Edi Rama ushqen një xhelozi patetike ndaj Sali Berishës dhe Albin Kurtit, kjo dihet.

Dhe kjo xhelozi nuk motivohet nga fakti se Berisha e Albini ja më të pakorruptuar e ky ndihet në faj karshi tyre. Nuk motivohet as nga qëndrimet e forta politike të Berishës e Albinit, si të mos qenët vasal e servil i askujt. Xhelozia e Edi Ramës ndaj Sali Berishës dhe Albin Kurtit është e pashërueshme, sepse ajo motivohet nga pamundësia për të qenë intelektualisht më lart se Berisha e Kurti.

Ramën nuk e çmendin gjëra normale, nuk e xhelozojnë gjëra normale. Atë e tërbon pamundësia për të krijuar kimi me njerëzit, me elektoratin, popullin. Ai është i vetëdijshëm se pa pushtetin që ka, s’ka këmbë njeriu pas vetes. E di që sa të ikë nga pushteti njerëzit do ta harrojnë. Kjo gjë çmend Ramën më shumë se çdo gjë tjetër. Atë e tërbon fakti që Sali Berishën dhe Albin Kurtin nuk i asgjësoi dot politikisht me ndihmë edhe duke korruptuar të huajt.Kush e njeh atë e di shumë mirë se ai nuk është duke e shijuar (shpirtërisht) fare mandatin e tretë si kryeministër apo fitoren e 14 majit”, thekson gazetari.

Zjarr Tv Ad