Edhe Dash Sula sulmon Bashën: Turp i atyre që nuk kanë ikur asnjëherë, përdorin grupe “të fortësh” për të hyrë në selinë e PD

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dash sula i bashkohet politikanëve të djathtë që dënojnë dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike, pranë dy kullave. Ai shënjestron Lulzim Bashën dhe thotë se ish-kryedemokrati nuk është larguar asnjëherë, edhe pse dha dorëheqjen.

“Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet. Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’.

Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.

Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare. Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për tu pasuruar”, shkruan Dashnor Sula.

Zjarr Tv Ad