Revoltohet Edmond Budina: Pas Dakos, Edi Rama po përgatitet të fusë në burg Metën dhe Berishën

0
417
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori Edmond Budina ka komentuar arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një intervistë në Panorama TV ai tha se është e gjitha një shfaqje e shëmtuar duke u nisur që nga akuza për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2012.

Sipas tij, Dako duhet akuzuar për shitblerje votash, për shkak të akuzave për shitblerje votash pak vite më parë, kur Dako doli në përgjime.

“Është një shfaqje e shëmtuar. E gjitha kjo histori e arrestimit. Për një leje në 2012. Ne i kemi katet pa leje këtu në qendër të Tiranës. Kjo është e gjitha lojë. Është mirë që SPAK heton por nuk jam për sa më shumë të dënuar.

Ata që kanë bërë faje duhet të paguajnë. Akuzat janë banale për ta nxjerrë sa më shpejt nga burgu. Ne e kemi dëgjuar të gjithë që ai merrte pjesë në shitblerje votash. Ai duhet arrestuar për grup kriminal në zgjedhje.

Merre Saimir Tahirin dhe sekuestroja pasurinë. Ky SPAK pse nuk vepron. Nuk ka lëvizur asgjë. Rama po parapërgatit faktin që të fusë në burg këta të opozitës, Synimi i tyre është të fusë në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën që të shkatërrojë opozitën. Pse Edi Rama sulmon kaq shumë Sali Berishën? Tregon që rreziku i Edi Ramës është Sali Berisha”, deklaroi ai.

Ai shtoi se duhen proteata në rastet kur paligjshmëria bëhet ligjshmëri, dhe populli nuk ankohet nga frika se mund të humbasë vendin e punës.

“Duhet një përplasje se s’bën me protesta me të gjitha. Në të gjitha vendet ndodh. Edhe dje KAS nuk respektoi ligjin. Ai e hodhi poshtë. Po bëhet paligjshmëria, ligjshmëri. Dhe populli rri si delet, urtë se të hoqën nga puna. Po të dalin më vete këta të vulës, është e pamundur që të krijojnë një front të përbashkët. E kanë çuar çështjen në gjyqe.

Me gjithë gjynahet e Sali Berishës të ngriheshin dhe të merrnin vota. Edhe sot bëni paralelizmat. Edi Rama del dhe falenderon votuesit. Shikoni si e kopjon Lulzim Basha, bën takime me të rinjtë. Hedh teza të vjetra për hapjen e Partisë Demokratike. Ai i ka bërë listat në 12 të natës dhe ka caktuar ata që ka dashur. Ti je i pari që nuk i ke hapur listat. Ti je pjesë e të shkuarës”, u shpreh Budina.

Zjarr Tv Ad