Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Eskperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se pas Vangjush Dakos, do të ketë arrestime të tjera nga SPAK.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, ai tha se Prokuroria e Posaçme do të godasë në radhët e demokratëve por nuk dha detaje apo emra. Gjë e cila sipas tij, do të krijonte balancë politike.
Eksperti theksoi se ka prova, dëshmitarë dhe dokumentacion për të kryer këto arrestime të mundshme.
“Derisa u arrestua Dako, kjo do të thotë se radha është bërë shumë e gjatë, një radhë, e cila do të krijojnë një balancë politike. Edhe majtas edhe djathtas. Ka prova, ka dëshmitarë, ka dokumentacion. Mund të godasin djathtas kësaj radhe dhe do godasin shumë fort”, deklaroi Ervin Karamuço.