Tre vëllezërit në Shijak godasin me çekiç pronarin dhe i thyejnë xhamat e lokalit

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 27-vjeçar ështtë arrestuar nga Policia në Shijak, pasi së bashku me dy vëllezërit e tij kanë kanosur dhe goditur me sende të forta pronarin e një lokali.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Fabian Çalliku, si dhe janë proceduar penalisht 2 vëllezërit e tij.

27 vjeçari në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë imituese, shtetasin M. Rr., 29 vjeç, pronar i një lokali në Shijak, e kanë goditur me çekiç, si dhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Njoftimi i Policisë:

Shijak, Durrës

Kërcënuan me armë imituese, pronarin e një lokali, e goditën atë me send të fortë (çekiç), si dhe i dëmtuan ambientet e lokalit, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari, si dhe procedohen penalisht 2 vëllezërit e tij.

Sekuestrohen arma imituese, sendi i fortë (çekiç) dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së informacionit, për një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur në një lokal në Shijak, kanë organizuar punën për të neutralizuar konfliktin dhe për të arrestuar shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Ç., 27 vjeç, banues në Shijak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, gjithashtu banues në Shijak.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi F. Ç., në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë imituese, shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Shijak (pronar i një lokali në Shijak), e kanë goditur atë me send të fortë (çekiç), si dhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Sendet e kundërligjshme që u përdorën për kryerjen e këtij krimi, si dhe automjeti i këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Zjarr Tv Ad