Gonxhe, me “dorë të hekurt” për mjetet me defekte/ Masa të rrepta dhe paralajmërim për drejtuesit

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Gonxhe, kreu i DPSHTRR-së, ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të riparojnë defektet e makinave brenda afateve ligjore, pasi përbëjnë rrezik për qytetarët.

Ai paralajmëron masa të rrepta që shkojnë deri në daljen e përhershme të mjetit nga qarkullimi.

Të tjera masa janë gjobat dhe pezullimin e lincencave për mjetet e transportit.

Gonxhe e ka quajtur anormale që mjetet e transportit apo ato vetjaket të lihen në gjendje skandaloze.

“SI MUND TË ECET ME TË TILLA ANOMALI?! SI MUND TË LIHEN MJETET E PUNËS, TË SUBJEKTIT E TË TRANSPORTIT, POR EDHE MJETE PËRDORIMI PRIVAT E FAMILJAR NË KËTË GJENDJE SKANDALOZE?! SI MUND TË LUHET ME JETËN, ME SIGURINË E TË TRETËVE, ME LIGJIN E ME PASOJAT E PAFALSHME TË KËSAJ SJELLJEJE E INDIFERENCE TË PAJUSTIFIKUESHME E VRASËSE?!

Kolaudimi nuk është servis që t’ju bëjë listë difektesh! Siguria nuk lihet për tafti-bafti! Mjetet duhen mirëmbajtur e kontrolluar periodikisht për difekte e konsum pjesësh, nga përdoruesi ose zotëruesi që janë ligjërisht të ngarkuar me përgjegjësi!

Sot këto mjete NGELIN! NUK E KALOJNË MË KOLAUDIMIN?? 1 në 3 mjete rrugore NUK KALOJNË TESTIN E KONTROLLIT TEKNIK! Arsyet e kësaj gjendjeje lidhen fatkeqësisht edhe me të shkuarën e hidhur të shërbimit, kur kontrolli i duhur mungoi e i dha kurajo papërgjegjshmërisë! Por kohët kanë ndryshuar dhe situata të tilla nuk do të tolerohen më kurrë!

Rrugë e qytete më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës NUK E KALOJNË dot më Testin e Kontrollit Teknik! NGELËSA në Kolaudim! Jo më RREZIK në qarkullim!

Rastet (video) janë nga kontrolli periodik i mjeteve por edhe nga mjetet që ndalohen pas denoncimeve, sinjalizimeve, lista e zezë dhe gjatë kontrolleve rrugore!

RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI! Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE! Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI!”, ka shkruar Gonxhe.

https://www.facebook.com/watch/?v=953598289175815

Zjarr Tv Ad