Saimir Korreshi akuzon Enkelejd Alibeaj se fshihet pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike së vulës në Lushnje.
Në një intervistë televizive, Korreshi akuzoi Alibeaj se po vepron sikur PD të jetë Partia Komuniste. Madje thotë dhe se PD ka rënë e gjitha, siç ra sistemi në Shqipëri nga sulmet e Iranit”
“Shkarkuar apo ngarkuar nuk e dimë çfarë bëhet por ka pasur një komunikim, më kanë dërguar një email. Një nga ata të kryesisë ka marrë kontributin të bëjë gjithçka aty brenda për të vendosur cilët do jenë kryetarët e degëve. Më e bukura është se ai që flet për dekomunistizim dhe bën akte si në komunizëm. Nuk e di a jam tek PD apo tek partia marksiste leniniste”, tha Korreshi për “Report Tv”.
“Nuk ka fraksion brenda PD-së, ka një dyzim, një pjesë e kryeisë që duan sa më shpejt zgjedhje për kryetarin e ri të partisë dhe pjesa tjetër e deputetëve që e kundërshton. Kjo ka nevojë për proces gjithëpërfshirës. Si mund të thirret një kuvend kur nuk ke më asgjë, ka rënë çdo gjë në PD”, shtoi ai.