“Policët të lirohen menjëherë!” Pacolli thirrje: I lus bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, provokimet serbe nuk kanë të ndalur

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani kosovar Behgjet Pacolli iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të zgjedhin rrugë alternative dhe të mos kalojnë përmes Serbisë, pasi provokimet serbe nuk kanë të ndalur.

Përmes një postimi në Facebook, biznesmeni kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre nga autorittetet serbe.

“I lusë gjithë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë. Provokimet serbe nuk kanë të ndalur! Ju uroj mirëseardhje në Kosovë!

Në këtë situatë të tensionuar, nuk ka rëndësi kush është pozitë apo opozitë. Kemi tre policë të rrëmbyer nga Kosova, të cilët duhet të lirohen menjëherë! Në këto momente kërkohet unitet dhe koordinim me aleatët tanë.

Askush nuk duhet të luajë me zjarrin. Kosova meriton më mirë, dhe është për keqardhje kjo situatë e rëndë!” , shkruan Pacolli.

Zjarr Tv Ad