“Rrëmbimi i tre policëve, hakmarrje e Serbisë”, Milo: Rrezikohet përshkallëzimi i mëtejshëm nëse nuk ushtrohet presion nga ndërkombëtarët

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Paskal Milo thotë se rrëmbimi i tre policëve në Kosovë është një hakmarrje e Serbisë ndaj arrestimit të një ekstremisti serb një ditë më parë në Zveçan.

Milo tha se metoda e rrëmbimit të tyre është e ngjashme me rrëmbimet e shpeshta të shqiptarëve që ndodhnin 27 vite më parë, të cilët vriteshin apo zhdukeshin nga forcat serbe.

Milo tha në emisionin “Open” se është e nevojshme që ndërkombëtarët të ushtrojnë presion pasi situata mund të përshkallëzohet më tej.

“Është një skenar i vjetër në rrethana të reja. Këto rrëmbime para 27 vitesh kanë qenë fenomen i zakonshëm nga Serbia, ndaj shqiptarëve. Ka shumë viktima e shumë nga ata që nuk janë gjetur për shkak të këtyre rrëmbimeve. Është qartë një hakmarrje ndaj arrestimit të kapo-bandës serb në Kosovë. Është tregim shumë i lexueshëm nga kjo pikëpamje për këtë çështje. Por këto zhvillime të fundit nuk janë të shkëputura nga ato të djeshmet, të pardjeshmet. Po të lihen pa u vënë nën presion ka rrezik që të përshkallëzohen më tej. Mund të ndodhë një vrasje, një rrëmbim tjetër. Komuniteti ndërkombëtar, KFOR, që ka për detyrë të ruajë kufijtë e Kosovës, në këtë rast është shkelur integriteti i Kosovës. Sepse gjykohet që është shkelur kufiri i Kosovës nga forcat serbe”, deklaroi Milo.

Zjarr Tv Ad