Mentor Kikia: Kosova, përtej tifozerive politike!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe rrëmbimin e tre policëve.

Në komentin e tij, Kikia nënvizon se është e qartë se ekzistenca e Kosovës është e lidhur me praninë ushtarake dhe diplomatike të SHBA-së dhe që nuk duhet të krijojë një hendek në marrëdhënien me Amerikën, por nga ana tjetër ngre pyetjen se a është zgjidhje që në emër të stabilitetit rajonal të qëndrohet në pritje të historisë deri në momentin ku Beogradi të lejojë Kosovën të bëjë shtetin e saj.

Një tjetër pyetje që shtron gazetari dhe analisti është se çfarë do të bënin qeveritë e vendeve të tjera nëse dikush do t’u kërkonte shkëmbimin e policëve me kriminelë mercenarë.

“Që Kosova nuk e mbron dot vetë(m) territorin e saj nga një sulm i mundshëm serb, kjo dihet.

Që ekzistenca e saj është e lidhur fort me praninë ushtarake e diplomatike të SHBA, edhe kjo dihet.

Që Kosova nuk duhet të krijojë kurrë hendek në marrëdhëniet me SHBA kjo nuk është dëshirë, por domosdoshmëri.

Por, a është zgiidhje, që në emër të stabilitetit rajonal(Beogradi e ka gati çetën e mercenarëve, për të kujtuar se çelësin e destabilitetit e ka ai)të qëndrojë përgjithmonë në pritje të historisë, kur Beogradi të vendosë ta lejojë Kosovën të bëjë shtetin e vet?

Mbi të gjitha, një pyetje kam për të gjithë, sovranistë e antisovranistë, albinistë e antialbinistë, ramistë e antiramistë:

Çfarë do të bënit ju nëse do të ishit në krye të një qeverie, kur nesër t’ju kërkojnë që këta tre policët e rrëmbyer t’i shkëmbeni me ata kriminelët mercenarë të tipit Arkan, që janë arrestuar në veri, pasi vunë KFOR-in me dru përpara e plagosen dhjetëra ushtarë?”, shkruan Kikia.

Zjarr Tv Ad