Maliqi ‘plas bombën’: Videoja erotike e Gjicit nuk është e vetmja, për këtë kryebashkiak ka një audio të ngjashme

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kryetar bashkie në Kuçovë, nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Fax News, ku tha se videoja e Safet Gjicit, që kryen marrëdhënie seksuale në zyrë me një vajzë, nuk është e vetmja në radhët e të zgjedhurve socialistë.

Maliqi tha se një histori e ngjashme si ajo e Gjicit ka ndodhur dhe me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për të cilin tha se ka dhe një dënim në Greqi, që e pengonte të ishte në garë për zgjedhjet e 14 Majit.

“E njëjta histori si ajo që po qarkullon sot në rrjet dhe në të gjithë mediat ka ndodhur edhe këtu, me Hajdarin e Kuçovës, me vetëm një ndryshim, që këtij i ka dalë audio, dhe jo video”, tha Maliqi, ndërkohë që vijoi akuzat e tij për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 Majit.

Zjarr Tv Ad