Gazetari Genc Burimi tha për Euronews Albania se problemi me rastin shumë të përfolur këtë të premte të Safet Gjicit, kryetarit të dorëhequr të Kukësit, nuk është te pjesa që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrë.
Ai tha se kjo është jeta e tij private dhe nuk duhet të gjykohet për këtë. Gjithashtu ai tha se edhe më herët ka pasur raste të tillë në politikën botërore dhe ka marrë si shembull ish-presidentin e Amerikës Bill Clinton duke thënë se në atë kohë nuk u konsiderua skandal fakti që ai kreu marrëdhënie në zyrën ovale, por fakti që ushtroi autoritetin e tij ndaj stazhieres Monika Lewinsky.
“Kjo për mua është temë shumë e ndjeshme. Është jeta private. Ka pasur raste që kanë bërë seks në zyrat e FMN-së dhe nuk kanë rënë për këtë, por nuk kanë rënë për këtë, por për përdhunim. Klintoni nuk u dënua se bënte marrëdhënie në zyrën ovale me Monika Lewinsky-n, por se shfrytëzoi autoritetin me nëj shtazhiere. Ne në perëndim nuk kemi të njëjtën qasje me ju, ju talleni e qeshni, por skandali nuk ekziston te kjo”,tha Genc Burimi.