Analisti Ergys Mërtëri ka deklaruar se videoskandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici mund të jetë bërë për arsye shantazhi nga grupet kriminale.
Mërtiri e përjashtoi mundësinë që gruaja në video të jetë shtyrë nga politika për të filmuar kryebashkiakun. Ai theksoi se në politikën shqiptare nuk luftohet me mënyra të tilla pasi futesh në gjak nëse i shkatërron karrierën politike dhe familjen një personi.
“Me aq sa e njohim ne mjedisin politik, palët nuk kanë atë lloj lufte dhe ato lloj teknikash. Po të ishte bërë nga politika video do të bëhej përpara zgjedhjeve. Aq më tepër që ne kemi precedentin e Shukriut që pasi i doli skandali PS fitoi më thellë se çfarë kishte fituar Shukriu. Nuk prodhon efekt politik kjo. Unë nesoj se këtu ka grupe interesi, biznesi apo mafioze pasi nuk ka njeri kurajo t’i shkatërrojë jetën politike dhe familjare një personi, në mënyrë kaq serbe, pasi futesh në gjak. Nuk e shoh çështje politike, por çështje biznesesh dhe krimi të organizuar”, tha Mërtiri në Euronews.