Kreshnik Spahiu: A quhet s*eksi në zyrë: Krim, kundravajtje apo shkelje etike?

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Kreshnik Spahiu

Presidenti Bill Klinton kreu mardhënie seksuale orale me nje praktikane 22 vjeçare brenda Shtëpisë së Bardhë, ai u hetua nga një komision i posaçëm dhe beteja kryesore e gjykimit nuk ishte akti oral por sinqeriteti i Presidentit SHBA i cili fillimisht e mohoi.

Ai u hetua më shumë për dëshminë e rreme:
“I did not have sexual relations with that woman, Ms. Lewinsky.”

“Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua, znj. Lewinsky.”

Në fund të gjykimit ai u dënua me 90.000 USD gjobë dhe pezullim liçensës avokatisë 5 vjet.

Me vonë opinioni shqiptar u njoh me një filmim investigativ ne Bashkinë e Dibrës ku kryetari Shukri Xhelili tentoi të kryej mardhënie në këmbim të një favori.

Gjykata e akuzoi për shpërdorim detyre.

Po ku ndryshojnë çështjet penale të Bill Klinton dhe Shukri Xhelilit krahasuar me Safet Gjiçin:

1- Në rastin e Safet Gjiçit s’ka denoncim nga vajza, përkundrazi ishte një mardhënie dy palëshe me dëshirë.

Prokuroria ka filluar proçedim vetëm për videon dhe jo mbi një ankim apo kallzim penal.

2- Vajza AK e videos së Safetit nuk është staf apo personel i Bashkise Kukës ndryshe nga Monika e Bill Klintonit që punonte në Shtëpi të Bardhë apo vajza e Shukriut që kërkonte punë në Bashki.

3- Vajza në videon e Safetit deklaron se ka kryer mardhënie seksuale me dëshirë dhe pa presion, madje deklaron se e dashuron Safetin, ndryshe nga Monika Levinski apo “vajza” e Shukriut në Dibër që u përball me brekët e grisura të kryetarit.

4- “Vajza” e Safetit ka shkuar në çdo zyrë kryetari dhe pushtetari, dhe ka preçedent të ngjashëm penal edhe në raste të tjera, Monika Levinski dhe “vajza” e Xhelilit jo. Siç e keni parë edhe nga fotot ajo ka hyrë dhe ka dalë në zyrën e Sali Berishës më shumë se Meta apo aleatët e tjerë, dhe askush nuk e kupton këtë afrimitet në zyrën e tij private.

5- Video e mardhënes seksuale të Safetit u shfaq e reduktuar vetëm si film porno duke censuruar bisedat e kryera mes tyre. Monika Levinski nuk e filmoi Bill Klintonin

6 – “E dashura” e Safetit nuk jep asnje shpjegim pse e filmoi veten e saj duke bërë seks oral dhe nuk e pranon që ka ankesa per këtë pjesë.

Për këto arsye fakti që ne e pamë me video me figurë apo me audio mardhënien e Safetit dhe jo të Bill Klintonit, nuk e bën të parën krim dhe të dytën jo.

Zjarr Tv Ad