Deputeti i Berishës zbulon skenarin: Do ndryshojmë emrin që mos të strehohemi te partitë e tjera!

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit të Sali Berishës pohoi në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja.

‘PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo.’ tha Baçi.

Zjarr Tv Ad