Video-skandali në Kukës/ Analisti bën paralajmërimin e fortë: Brenda 24 orësh pritet një tjetër përgjim erotik

0
767
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti, Lorenc Vangjeli, ka komentuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” skandalin seksual të ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Vangjeli tha se brenda 24 orësh pritet të publikohet një tjetër përgjim erotic audio, që përfshin zyrtarë të shtetit.

Kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli, teksa ka thënë se përflitet që ekziston një listë me njerëz të përfshirë në skandale të ngjashme si ai i kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici.

“Ka një listë me njerëz, dobësia është njerëzore. Ka raste të tjera, ndoshta jo më larg se 24 orë më pas mund të kemi një moment tjetër që është përfolur, por nuk është në këto përmasa. Nuk është me video por është me audio”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha i cili publikoi videon e plotë të përgjimit të Safet Gjicit, thotë se janë dashur vetëm 13 minuta që nga momenti që gruaja e identifikuar me emrin Alma K. Ka hyrë në zyrën e Gjicit në Bashkinë e Kukësit dhe ka marrë dakortësi për tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Video e plotë është rreth 13 minuta, dhe besohet të jetë filmuar nga vetë gruaja protagoniste. 3 minuta të videos janë pjesa e marrëdhënies seksuale dhe 10 minutat e tjera është procedura kur dosja e gruas për projektin e sterilizimit dhe strehimit të qenve endacakë të Kukësit merr “Ok”.

Zjarr Tv Ad