150 euro për një provim, pasi zhvati studentët, “zhduket” rektorja e Universitetit të Shkodrës

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u pezullua nga detyra ditën e djeshme.

Vendimi u dha nga ministrja e arsimit, Evis Kushi.

Suzana Golemi shfaqej në një video ku i kërkonte studentëve lekë për të kaluar provimet.

Sakaq, ditën e sotme rektorja e Univesritetit është shpallur në kërkim nga policia.

Autoritetet bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 36-vjeçaren Donalda Laçej, Pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, e cila bashkëpunonte me rektoren për të marrë nga studentët 150 euro për provim.

“Morën para për të favorizuar nëpërmjet notave studentët, shpallet në kërkim rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe procedohet penalisht një pedagoge e këtij universiteti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Zjarr Tv Ad