Çfarë ndodhi në emision? Vajza që flet me shpirtrat heq mikrofonin dhe ikën menjëherë nga studioja: Nuk është energjia e keqe, por…

0
444
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olta Canka një vajzë që thotë se flet me shpirtrat ishte e ftuar në “Good Morning Albanians” ku në një përballje me pastor Paulin Vilajetin hoqi mikrofonin dhe la studion.

“U nisëm për të folur për të ardhmen dhe po devijojmë përsëri në tema…a mund të iki ju lutem? Nuk është energjia e keqe, por unë e kam shumë zët humbjen e kohës. Kalofshi ditë të mbarë,” – u shpreh Canka.

Ndërkohë pastori, në një lidhje Skype ishte i mendimit se asnjë person që është i bindur në atë që bën dhe ka besim te aftësitë e veta nuk largohet nga asnjë debat.

Canka deklaroi më herët se janë shpirtrat ata që vijnë vet te ajo dhe ajo nuk i thërret, deklaratë e cila e përballi dhe me pastorin e që si përfundim çoi në largimin e saj nga studioja.

Zjarr Tv Ad