Kë zgjedh mes Bashës dhe Berishës? Ja si përgjigjet Rudina Hajdari

0
705
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tha se nëse e vënë përballë një situatë për të zgjedhur mes Bashës dhe Berishës, ajo deklaroi se zgjedh shumicën e demorkatëve.

E ftuar në emisionin “Log.”, Hajdari u shpreh se të dy duhet të bëjnë një hap pas me qëllim bashkimin e demokratëve. “Nëse mua vë përballë ashtu sic më kanë vënë në fillim midis partisë së vulës dhe partisë së shumicës, unë zgjodha partinë e shumicës unë zgjedh demokratët”, tha ndër të tjera Hajdari, ndërsa theksoi se ajo që bëri Basha me Berishën ishte thikë pas shpine.

Rudina Hajdari: Nëse mua vë përballë ashtu sic më kanë vënë në fillim midis partisë së vulës dhe partisë së shumicës, unë zgjodha partinë e shumicës unë zgjedh demokratët. Edhe nëse zoti Basha më përjashtoi nga partia, edhe pse më kanë trajtuar keq unë zgjedh demokratët. Unë besoj tek PD, e themelimit në 91-92 që solli demokracinë.

Mënyra e vetme si të bashkohen është që këta të dy, Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas. Në të kundërt Rama do vazhdojë të jetë në pushtet.

Pyetje: Cili është motivi i Berishës?

Rudina Hajdari: Berisha mori legjitimitetin si lider sepse ajo që bëri Basha ishte thikë pas shpine. Edhe për njerëzit që nuk e kishin qejf Berishën u bënë me Berishën, sepse mënyra si u solla Basha ishte një vendim i gabuar.

Zjarr Tv Ad