Emërimi i motrës së Felajt në Prokurorinë e Tiranës, Manjani: Të menderossha reformën në drejtësi

0
407
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin, reforma në drejtësi është e dështuar.

Duke folur në emisionin “A Show”, në lidhje me nepotizmin e familjes së Ermonela Felajt, që janë emëruar katër pjesëtarë në Prokurorinë e Tiranës, Manjani është shprehur se reforma u bë pikërisht për këtë arsye, për të eliminuar nepotizmin, por u bë edhe më keq.

“Është një rast i mirëfilltë nepotizmi, do të thotë, anëtarë të të njëjtës familje kanë të njëjtin pushtet, punojnë për të njëjtin institucion. Janë bërë 4, një cikë si shumë.

Një nga qëllimet e reformës në drejtësi ka qenë pikërisht lufta e këtij nepotizmi dhe ja ku ja arritur me shumë sukses qëllimin, që ti fusë të gjithë në të njëjtin institucion, e kanë qarë dhe e kanë qëndisur, kështu që të menderossha reformën nga Gjermania”, tha Ylli Manjani

Zjarr Tv Ad