Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste , ka komentuar videoskandalin dhe arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Deliu dënoi veprimin dhe u shpreh se ky rast duhet të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike, teksa shtoi se zyra e shtetit duhet të respektohet nga çdo pushtetar.
“Nuk e meritonim ne si PS këtë ngjarje. I qëndroj kësaj që, një gabim i Gjicit, që mendoj se e mori dënimin e merituar, uroj të jetë shembull për çdo zyrtar që merr poste publike. Zyra e shtetit duhet respektuar dhe nuk duhen tejkaluar kompetencat. Sa më njerëz të mirë të kandidojnë do kemi rezultate dhe punë më të mira”, u shpreh Deliu.
Sakaq Deliu u ndal te lufta në Ukrainë, ku tha se mund të zgjasë deri në 5 vite dhe se ushtria ruse nuk synon popullsinë civile, por ushtrinë ukrainase ose pikat strategjike.
“Kjo luftë mund të zgjasë më shumë se 5 vite. Shohim që Ukraina ka mbështetje nga Perëndimi me financime dhe armatime. Nga ana tjetër kemi sulme të herëpashershme nga Rusia. Lufta në thelbin e saj është vazhdimi i politikës me mjete të tjera. Putini kërkon që të dorëzojë Zelenskyn në mënyrë që të zbatojë kushtet e tij. Deri ë tani Ukraina ka rezistuar dhe kjo është për t’u lavdëruar. Unë kam qenë prezent në Ukrainë gjatë luftës, më Krahkiv më saktë. Atje pashë që qytetarët ishin mobilizuar dhe kjo gjë nuk pritej nga Rusia. Aktualisht ushtria ruse ka qenë në një situatë të paqartë dhe është demonstruar me përplasjen me Wagner-in.
Popullsia civile nuk është shënjestër e Rusisë. Edhe Rusia, jo gjithmonë ka pasur qëllim të sulmojë popullsinë civile. Patjetër që ka krime në rusi, të bëra nga Wagner, përllogaritje gabim nga forcat ajrore, etj. Qëllimi i Rusisë nuk është të sulmojë popullsinë civile, por të luftojë me ushtrinë ukrainase dhe disa objektiva strategjike”, u shpreh deputeti i PS-së.