Ministrja e Arsimit Evsi Kushi ka bërë të ditur disa ndryshime që janë ndërmarrë në politikat arsimore.
Kushi u shpreh se studentët që kanë një mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin studime në degët prioritare, do të përfitojnë një bursë prej 40 mijë lekësh çdo muaj.
Por detyrimi i tyre është që pas diplomimit për 3 vite të qëndrojnë dhe të japin kontribut për vendin.
Kushi: Miratuam një vendim për matiurante që kanën vendosur për studimet e larta, po ashtu edhe për universitetet që duan të forcojnë disa programe studimui që vitet të fundit nuk kanë qenë shumë të preferuar nga të rinjtë. Bëhet fjalë për programet prioritare dhe mbështetjen finaciare për studentët ekselentë që ndjekin këto programe prioritare.
Sipas VKM, ne kemi shpallur një listë prioritare studimesh dhe mbështetje financiare të studentëve. Të gjitha ata maturantë që kanë një mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe përfitojnë sa paga minimale çdo muaj, dhe ndërkohë detyrimi i tyre është që pas diplomimit për 3 vite të qëndrojnë dhe të japin kontribut për vendin. Të njëjtën bursë, e përfitojnë edhe studentet ekselentë që janë me të gjitha 10 në maturë, ashtu sikurse ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare.
Në do t’i ndajmë kuotat sipas universiteteve, në varësi të numrit të studentëve që ata kanë dhe programeve të studimeve. Kemi vendosur të vendosim të heqim kriterin 8.5 të mesatares për të gjitha ta që përfitojnë bursa duke ndjekur këto programe studimi. Që do të thotë, edhe një maturant, që ka një mesatare më të ulët, por gjithmonë duke plotësuar ato kriteret , siç është mësuesia me 7.5 , por kemi hequr kriterin 8.5. Në programin e bujqësisë, në drejtimin e veterinarisë, edhe me mesataren 8 dhe 7.5 mund të jete I suksesshëm për diplomim, kemi hequr kriterin që duhet ta ruajë rezultatin përgjatë viteve të studimeve.