Edi Paloka: Po fajësojnë Sali Berishën, pse Gjici nuk e mbajti dot “atë” në pantallona!

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka, ka reaguar pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave pas videos seksuale të Safet Gjicit, qëndron Sali Berisha. Ditët e fundit Mero Baze ka nxjerrë disa përgjime të Alma Koçit pas realizimit të videos dhe ato i ka ndërlidhur me dy takimet e saj me Berishën në zyrën e tij, para dhe pas vizitës së saj në zyrën e Gjicit. Sipas Bazes, edhe SPAK po heton në këtë pistë të shantazhit politik.

Pas këtyre lajmeve, ditën e sotme, Paloka ka shpërndarë në faqen e tij në FB një shënim të plotë, nëpërmjet të cilit këto lajme i quan si një tentativë e Edi Ramës nëpërmjet medieve të tij, për të fajësuar Sali Berishën.

Shënimi i plotë:

Tentativat e para për ta lidhur Berishën me skandalin e Gjicit, i pashë me indiferencë sepse ishin po të njëjtët personazhe të mediave të Rames që iu ka dalë boja me kohë; ata flenë me Berishën e zgjohen me Berishën.

Po me kalimin e ditëve, ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht, që skandalet e qeveritarëve përpiqen të tejkalohen e të lihen në harresë, këtë herë janë pikërisht mediat e Ramës që po e mbajnë në qendër skandalin Gjici. E tentativat për të bërë “fajtor” Berishën për çfarë i ndodhi kryebashkiakut të Ramës, janë bërë më të ethshme. Sajohen madje biseda, përgjime, “fakte të reja”… Po pse?

Duket që dëshpërimisht Rama kërkon me patjetër t’i mbushë mendjen dikujt se Berisha qëndron pas këtij akti. E sigurisht ky dikushi në këtë rast nuk është opinioni publik, sepse çdo defiçent e kupton që nuk mund të fajësohet askush tjetër pse Safeti nuk e mban dot në pantallona. Kuptohet që Rama është në hall të madh e po përpiqet t’i mbushë mendjen vetë Safetit se shkaktari i fatkeqësisë së tij është Berisha.

Pasi ka shitur e ka çuar pas hekurave një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve dhe financuesve të tij më të ngushte, duket që Rama është në siklet me bashkëpunëtorët që janë në burg dhe me ata që janë jashtë. Ajo që përflitej për Ramën nga ata që e kanë njohur më parë, se ai shet këdo, madje dhe familjarët më të afërt, kur i preken interesat e tij, tanimë është vërtetuar katërcipërisht e kjo Ramës sigurisht që nuk i leverdis. Të gjithë ata që janë në burg sot nga rilindasit, janë sepse kështu e ka dashur interesi i Ramës për një apo disa arsye. Deri tani me siguri Rama “i ka mashtruar” duke iu thënë se janë “amerikanët” apo ndërkombëtarët “fajtorët” dhe se ai do bëjë gjithçka për t’i ndihmuar, mjafton që ata mos e implikojnë… Ndërkohë me Gjicin e tejkaloi veten, u kthye prapë tek “fajin e ka Berisha”.

Tani, ose Rama e konsideron Gjicin shumë të trashë (ai e njeh më mire) ose është vërtet i dëshpëruar. Se mirë, ja ta zëmë se ia mbushe mendjen Safetit se Berisha në këto kohe u merrka me gjetje femrash për t’ia futur Safetit, po a thua të besojë Safeti që edhe SPAK-un dhe gjykatat i kontrollon Berisha?!!

Nuk ka mbetur me asnjë budalla që nuk e di se Rama tashmë e përdor drejtësinë si t’i doje qejfi. Tanimë rastet e tjera me kryebashkiakë që përfunduan në burg se nuk iu binden Ramës si ai i Bulqizës apo Lushnjes, janë evidente. Prandaj Safeti duhet thjesht të vrase mendjen se ku i ka shkelur në kallo sulltanit të Surrelit!

Zjarr Tv Ad