“Do t’ju q* motrat”, AMP nis hetimet për VIDEON e dy policëve në Durrës

0
430
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë pas publikimit të videos, ku dy efektivë shihen teksa i drejtohen një të riu me fjalor jo etik dhe e dhunojnë atë.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Durrësit sqarojnë se më datën 26 qershor janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës, ndërsa shtetasit 26-vjeçarit i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në njoftim thuhet se të dy shtetasit e lartpërmendur gjatë momentin të ndalimit përdorën forcë kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar ata në kryerjen e veprimeve procedurale.

Sa i përket, komunikimit joetik dhe dhunës së përdorur nga oficerët ndaj dy të rinjve Policia e Durrësit njofton se Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore nisën hetimin administrativ për këta punonjës policie.

Zjarr Tv Ad