Policia sqaron raportimet për të shtëna me armë në Durrës

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër. Ai është me inicialet B.M dhe ka shkuar vetë në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore.

Newsbomb.al mëson se i plagosuri është qëlluar me mjet prerës (biçak) nga Isak Vata. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja por Shërbimet e Policisë Durrës janë vënë në ndjekje të tij dhe e kanë prangosur.

Fillimisht mediat raportuan se 31 vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri, por nga sqarimi i uniformave blu bëhet me dije se ka qenë një konflikt për motive të dobëta dhe autori ka përdorur thikë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, kapet në kohë rekord autori. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Zjarr Tv Ad