Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për Gerti Shehun, i riu i cili goditi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së organizuar më 6 dhjetor 2022, ditë kur u mbajt samiti i BE në Tiranë.
Vendimi u mor për shkak se ish-kryeministri Berisha nuk u paraqit në Gjykatë.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të Gerti Shehut në spitalin psikiatrik. Por gjatë seancës duhet të dëgjohet edhe pretendimi i Berishës.
Ndaj Gjykata i ka bërë sërish shkresë ish-kryeministrit për t’u paraqitur.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 20 korrik.