Gazetari i njohur ironizon keq Mond Spahon: Është bërë si Kozak Braçi, demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqëosj në parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale

0
309
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Adriatik Doçi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me përplasje virtuale të deputetit demokrat, Edmond Spaho dhe analistit Ilir Demalia.

Spaho ka sulmuar Demalian me një fjalor banal dhe aspak të përshtatshëm për një deputet, të cilën populli e ka zgjedhur ta përfaqësoj në parlament dhe jo të shahet me njerëzit në rrjetet sociale.

Doçi e krahason Mond Spaho me të riun e Kozak Braçi, ku profesioni i tij është të bëj “Live” në “Tik-Tok” dhe të shaj personazhe të njohur për të marr çik famë sepse nuk di të bëj gjë tjetër.

Doçi shkruan se kjo e ashtu-quajtur opozitë do të mbahet mend vetëm për ‘kauzat’ e Babales, Joe Walsh dhe Dan Hutrës.

Reagimi i plotë:

Është bërë Mond Spaho si Kozak Braçi.

Demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqësojë në Parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale, madje edhe në fushën e Maliqit.

Dhe mandej akuzojnë Duçkën, Yuri Kim dhe Soros se kanë asgjësuar opozitën.

Po çfarë t’i asgjësosh kësaj të ashtuqujture opozite të dalë mendsh, e blerë dhe karagjoze, ku gjatë dhjetë viteve mbahet mend vetëm për ‘kauzat’ e Babales, Joe Walsh dhe Dan Hutrës?!

Të paktën të marrin shembull tek Brryli Broadway si si bëhet opozitë.

Zjarr Tv Ad