Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është dhe shtetasi H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin e linjës “Unaza”, me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri” është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin R. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
– T. I., 31 vjeç, banues në Yzberisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi H. D., 56 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. D., 45 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.