Qetësohet vala e protestave për vrasjen e 17-vjeçarit në Francë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 5 netësh protesta të dhunshme për vdekjen e 17vjeçarit, mbrëmja e djeshme ka qenë më e qetë në Francë.

Deri në orën 01:30 sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, forcat e rendit kishin kryer 78 arrestime në të gjithë territorin francez, pa raportuar ndonjë incident të madh.

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të mirëpresë sot kryetarët e dy dhomave të parlamentit francez, ndërsa nesër kryetarët e 220 bashkive dhe komuniteteve ku shpërthyen incidente të dhunshme.

Sipas Elysée, kreu i shtetit dëshiron të “lançojë një projekt të detajuar dhe afatgjatë për të kuptuar më mirë shkaqet që çuan në ngjarjet” e ditëve të fundit në Francë.

Në pesë netë trazirash, deri në mëngjesin e së dielës, Ministria e Brendshme numëroi rreth 5000 makina të djegura, gati 1000 objekte publike të djegura ose të dëmtuara, 250 sulme ndaj njësive të policisë, më shumë se 700 të plagosur në radhët e forcave të zbatimit.

Zjarr Tv Ad