Atentati që tronditi vendin në mesnatë, Ervin Karamuço bën paralajmërimin e frikshëm: Do të ketë ngjarje të tjera të rënda, pritet…

0
593
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Fushë-Krujë ku për pasojë janë regjistruar 1 viktimë 29-vjeç dhe janë plagosur 2 fëmijë të mitur.

Teksa bëjmë me dije se atentati ka patur në shënjestër Gentjan Bejtjan, i ftuar në studion e ‘Breaking’, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Karamuço ka thënë se kjo ngjarje e cila ishtë e rëndë, mund të ketë pasoja të tjera edhe më të rëndë duke iu referuar kështu hakmarrjes.

“Nëse duan të të terrorizojnë të hedhin një ekspoziv. Por në këtë rast ishte një atentat i mirëfilltë, sepse derisa i janë afruar banesës aq afër dhe kanë shkepur armën, merr parasysh që e dinin shumë mirë se kujt po ia bënin këtë gjë.

Ata jane po të zonës aty, nuk janë shumë larg, mbase edhe të ardhur por të organizuar nga një banor i zonës.

Pritet hakmarrje patjetër, policia duhet të mbaj nën kontroll situatën, jo me fushata.

Me atë që ndodhi dje do të ketë ngjarje të tjera të rëndë”, tha Karamuço.

Zjarr Tv Ad