Shkullaku: Ata që janë pranë Ramës, duhet tu kallet data

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku bën një paralelizëm të politikës së Edi Ramë me atë të diktatorit Enver Hoxha.

I ftuar në “SYRI TV”, Shkullaku ka paralelizuar kohën e diktaturës ku Enver Hoxha eliminonte njerëzit që po fuqizoheshin në politikë me Edi Ramën që sipas tij, po bën të njëjtën gjë me njerëzit që e sollën në pushtet.

Kjo, u shpreh ai, duhet ti trembë ata që sot janë pranë kreut të qeverisë.

“Saimir Tahiri ishte njeriu që pati jetën më të gjatë në pushtet dhe pretendohej se ishte pasuesi i Ramës, dhe pretendohej të shkatërronte dhe Veliajn. Njeriu që duhet të kesh sot më shumë frikë është Belinda Balluku sepse sa më lart të ngjitesh me Ramën, aq më të rëndë e ke fundin. Rama dalëngadalë po lëshon ata njerëz që e sollën në pushtet ashtu siç bënte dhe shoku Enver, që shkatërronte grupet sabotator, grupi zjarrit dhe goditja që i bëri grupit të Durrës duhet t’i kallë datën të gjithë atyre që janë sot pranë Ramës. Dikur për Enver Hoxhën thonin që ”kohët e fundit zgjati flokët ky vampiri që hante shokët’, kohët e fundit i ranë flokët këtij vampiri që hante shokët” dhe njerëzit që janë pranë tij duhet ta kenë frikë”, tha Shkullaku.

Zjarr Tv Ad