Mero Baze tregon historinë “epike”, se si e gënjeu Lulzim Basha, Ramën, gjatë takimit ku bënë marrëveshjen në 2017

0
469
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mero Baze ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga takimi i Lulzim Bashës me Edi Ramën në vitin 2017, ku vendosën të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Baze deklaroi se fillimisht kishte fituar një lloj simpatie për Lulzim Bashën, i cili për habinë e të gjithëve, u duk se bëri një marrëveshje pa lejen e Sali Berishës, por në fakt më pas zbuloi se Basha kishte komunikuar gjatë të gjithë takimit me mesazhe me Sali Berishën, ndërkohë që Edi Ramës i deklaronte se po fliste me Oerd Bylykbashin.

“Një gjë më ka bërë përshtypje te deal (marrëveshja) e Lulit me Edi Ramën në 2017. Fitova befas një lloj simpatie për këtë Lulin, se si guxoi të bënte pa pyetur Berishën, si hyri aty dhe bëri marrëveshje, që ishte e fortë, spse hyri në bisedime dhe doli me gjashtë ministra.

E pyeta Edi Ramën, privatisht, i thashë do të më shpjegosh vetëm një gjë, gjatë kohës që ndejtët bashkë aty brenda, ky a foli ndonjëherë me Sali Berishën? Jo tha.
Po a je sigurt, i thashë unë. Po tha, shkruante mesazhe me Oerd Bylykbashin, sepse e pyeta me kë shkruan dhe më tha me Oerdin.
Unë krijova një lloj simpatie se si e mori ky (Basha) gjithë këtë kurajo pa Berishën.

Tani mbrapa e takova Lulin dhe e pyeta, kam një pyetje që më ka ngelur merak, se jam edhe njeri që shkruaj libra, këtë historinë në 2017, lëre çfarë thonë këta jo humbe apo fitove, se ishte deal i fortë politik, si e bëre ti pa Berishën?
Jo tha, me Berishën e bëra! I thashë, po unë pyeta Ramën dhe më tha që s’ka folur me Berishën ai. E gënjeva atë tha Luli, i thashë flas me Oerdin, por me Saliun flisja…

Po pse nuk e thua këtë publikisht? Po si ta them, se është turp më tha Luli… Pra çdo gjë ia ka diktuar Berisha dhe nuk e ka rruajtur fare. Rama ishte bindur…

Ylli Rakipi: A të kujtohet si e solli doktori Lulin? Ti ke qenë shumë afër në momentin që erdhi Luli në fillim.

Mero Baze: Ideja e KOP-it filloi të përpunohej nga pranvera e 2004 pasi dështuan këto protestat “Nano ik!”. U vendos të krijohet një fasadë reformuese e PD me njerëz të rinj dhe të shkolluar në Perëndim.
Një ditë më thërret Berisha dhe thotë duhet të bëjmë këtë KOP-in, a ke ndonjë emër ti. Unë i thashë kam gazetarët por nuk janë për këtë punë. Kam Apollon Baçen, e kisha si kolumnist, por Apolloni ishte në fakt pensionist edhe Agron Tufën. Këta të dy shumë mirë tha.

Mitro Çela tha, a shkruante këtu? Po i thashë, por Mitron e ke anëtar të KshilLIT Kombëtar, e ke në parti… Pyeti dhe doli që e kishte Mitron. Pra fillohej me një formalitet qesharrak.

Pastaj thotë kemi një grup të mirë në Kosovë, janë 7-8 vetë në Kosova. Janë shumë mirë tha por nuk ua di emrat. Mori në telefon, pyeti si e ka emrin ai djali Lulzim.. Ah Lulzim Basha po, u kujtova, nesër kur të vijë të pijë një kafe me finalin, për mua. Unë e hëngra që ky nuk e njihte Lulzim Bashën.

E takova të nesërmen, më that ë kam parë me këtë Andi Bushatin dhe ndaj nuk të kam folur se ishe me Andi Bushatin, duke qenë se është nipi i Hysni Kapos, pra ishte kompromentuese për mua kjo…

Kthehem unë dhe i them, mirë ishte ai, djalë i bukur i gjatë…

Kaloi kjo, kur miqësohem unë me Lulin, konstatoj që Luli me Berishën njiheshin nga 91-92, por hipokrizia e Berishës për ta paraqitur si person të panjohur… Kjo tregonte të gjithë atë paravendosjen e tij në emrat që do të thërriste në KOP.

Ylli Rakipi: I vetmi njeri që mundi t’ja marrë vulën këtij është Luli. E di sa grupe kanë ikur?

Mero Baze: Mirë ia bëri. Unë duke e njohur Bashën, u kam thënë njerëzve më të afërt të tij, që po ka njeri që do ti nxijë jetën Sali Berishës është ky dhe kam dëshmitarë për këtë. E shikoja që ishte si ata kinezën, që ta bëjnë në çaj, që ti fol fol, por unë kam punën time…

Zjarr Tv Ad