Z. Rama, shqiptari nuk ia hap derën hasmit që mund ta dëmtojë në shtëpi

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lis Bukuroca

Për fat të keq nuk do të ketë njeri që me lutje mund ta ndryshojë Vuçiçin. Ose vështirë të imagjinohet. Ai është ultranacionalist dhe mund të reformohet, aq sa mundej një ministër i Hitlerit. Ai më lehtë do të ndryshonte gjininë sesa orientimin politik.

Ai para dy javëve mobilizoi armatën për të luftuar kundër Kosovës, para një jave e dërgoi djalin për të provokuar sepse shpresonte se mund t’i ndodhte diçka nga ai mund të përfitonte.

Unë nuk kuptoj një gjë: nga i merrni ju dhe SHBA ato iluzione se ai do të ndryshojë? Si të largohet nga Rusia, kur veten e konsideron foshnje të Rusisë?!

Sapo të mbyllet çeshtja e Autonomisë Serbe, do të kërkohet Republika e Kishës Serbe…

Ai premton dhe nuk firmos gjë, por askush nuk e qorton. Ai kërkon që kriminelët që rrahën për spital ushtarët e NATO-s të lirohen. Ju mezi i përmendni ato rrahje.

Z. Rama, vazhdoni për ta zhbërë këtë armiqësi shekullore, por jini i sigurt, se autonomia serbe do të jetë shkaktare për destabilizim në Luginë, Maqedoni etj. Shqiptarit duhet t’i tregohet dhe arsyetohet pse në shtëpi të vet (Maqedoni, Serbi) duhet të diskriminohet dhe është mire.

Meqenëse thatë se Ballkani i hapur ka mbaruar misionin, ky udhëtim i nxituar duket si një dëshirë për t‘i kërkuar ndjesë Vuçiçit për veprimin e njëanshëm. Dhe, herën tjetër mos e sanksiononi Kosovën i pari, as i fundit.

Një ultranacionalist nuk ka funksionuar kurrë me lutje, uroj të jetë ky i pari. Siç e besoni ju.

Keni të drejtë, nuk duhet të na dëmtojė e kaluara, por Vuçiçi sot mbështet kriminalitetin e organizuar në Veri.

Ata edhe kur votohen dhe kur qeverisin nuk paguajnë as rrymë, as ujë, as shërbime të tjera komunale. Pra, kur marrin pushtetin, Vuçiç i përkrah si grup kriminel i organizuar.

Vuçiçi nuk po dëshiron autonomi, por mundësi për ta shndërruar Kosovën në autonomi dhe komunat serbe në Republikë. Në tri prej 9 komunave shumicë janë shqiptarët, nëse nuk pranohet ndarja e Mitrovicës, atëherë 4.

Një këshillë: Përpiquni ta afroni Serbinë, por pa e dëmtuar Kosovën. Sa miqësor që jeni me të tjerët, po aq duhet të jeni edhe me Kurtin.

***

Clinton dëboi armatën dhe policinë serbe nga Kosova, por jo plotësisht shtetin serb. Bush nisi ndërtimin e shtetit të Kosovës. Mirënjohje të përjetshme dy kryetarëve amerikanë, por jo monumentalizim, jo idhujtari.

Ndërtimi i shtetit nuk ka përfunduar sepse Serbia e kontrollon dhe administron ende një pjesë të saj…

Kosova nuk është ende e lirë, por e çliruar!

P.S. Shqiptari i hap derën edhe hasmit, por hasmit të penduar, ish-hasmit, por kurrë jo hasmit që mund ta dëmtojë në shtëpi!

Zjarr Tv Ad